• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Dekriminalizimi dhe barbarët e rinj

by Ben Andoni
21/05/2016 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Media dhe rrjetet sociale kanë marrë një ushqim të mirë orët e fundit për sa i përket publikimit të formularëve të vetë-deklarimit të zyrtarëve, subjekt të Ligjit për Dekriminalizmin prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky shënoi hapin e parë të procesit, që duhet të konsiderohet si ai sasior, ndërsa vendi kryesor i mbetet verifikimit të cilin do bëjnë institucionet përkatëse sa i përket vërtetësisë së tyre dhe që konsiderohet si hapi cilësor. Në këtë fazë të parë, atë të vetëdeklarimit, ligji nuk prek asnjë zyrtar apo politikan dhe kjo përbën zhgënjimin e parë të njerëzve, që kërkonin të kishte një lloje kthese sa i përket moralit zyrtar. Politikanët dhe sidomos parlamentarët justifikohen se shkalla e dytë do të verifikojë shumë nga formularët. Dakord, por çfarë, nëse nuk japin dorëheqje vetë të akuzuarit?! Pasi, problemi më i madh i të gjithë këtij Ligji zhurmëmadh është se shumë nga çështjet ku janë akuzuar personalitetet janë pushuar më vonë me vendime nga gjykatat shqiptare!!!

Kjo e bën rebusin e vështirë, por më shumë të pavlerë. Dhe, kjo lidhet me përballjen e moralit të sotëm me malin e pathyeshëm të burokracisë shtetërore, ku objektivat në çdo rang pushteti mbeten thjesht kalkulime politike. “Si rezultat, në kohët e sotme ne jetojmë në një botë ku racionaliteti ka të bëjë kryesisht me mjetet dhe jo me objektivat/përfundimet. Autoriteti burokratik është pika kulmore e kësaj ndarjeje ndërmjet faktit dhe vlerës, sepse ai e përligj pushtetin e tij duke i bërë apel efikasitetit dhe ekspertizës, në vend të objektivave/përfundimeve të tij, citohet Roxane L. Euben në “Enemy in the mirror”.

Duhet shtuar se problemi është edhe më i vështirë kur mendon se çështja ka të bëjë me moralin politik të liderëve, që i kanë zgjedhur, apo ata që kanë rekrutuar zyrtarët. Për hir të së vërtetës, paçka patetizmave të radhës që kanë shkëmbyer Basha dhe Rama në rrjetet sociale, Ligji i Dekriminalizimit, më së shumti ka nxjerrë, gjëra që diheshin. Ndërkohë është një masë e madhe zyrtarësh, e cila ende besohet s’e ka parë të arsyeshme të vetë-deklarohet. Kjo të përshfaq se: Shqipëria është një peng i madh i moralit të saj politiko-social-kulturor. Dhe kjo krizë na ka prekur kaq shumë sa zor të besosh mes njerëzve të akuzuar se do të ketë përballje me drejtësinë e moralit. Askush nga të vetëdeklaruarit me probleme nuk bëri qoftë edhe një Mea Culpa dhe të bënte një hap qytetar shfajësimi të ndershëm veç justifikimeve, që do të thotë se asgjë do të ndryshojë në rrënjë.

Me pak fjalë, mund të heqësh një zyrtar, mund të akuzosh, por nuk mund të shkallmosh strukturën monolite të degradimit moral të gjithë shoqërisë, e cila na ka prishur perceptimin dhe mbi të gjitha besimin për ndryshim.

 MacIntyre sugjeron se kriza moderne morale është madje si një sëmundje që prek vetë fuqinë tonë të perceptimit dhe përfytyrimit. “Thelbësore për situatën moderne është padituria jonë, se tanimë barbarët mbajnë frerët e pushtetit”, thoshte duke na lënë të mendojmë se Ligji ynë është thjeshtë një stad i ri ku do përplasen, por pa shkaktuar asnjë ndryshim, barbarët e rinj që kanë pushtuar gjithçka dhe e mbajnë peng vendin.

Next Post

A e ndryshoi ditëlindjen në formularin e dekriminalizimit Berisha?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In