Nga Erjon Braçe
AMBASADORE E BE-se;
NA LEJONI TE SHESIM PATATET NE DYQANET TUAJA!!
HAPNI KUFIJTE PER PRODHIMET TONA!!
Prej te merkures ne mbremje, jam marre me ngut, me ceshtjen e eksportit te patateve te Divjakes ne Poloni.
Bujqit ne Divjake prej muajsh ju kushtuan kesaj kulture bujqesore-pune cdo dite dhe me nje mund te madh deri tek produkti,
shpenzuan nga buxhetet e ekonomive te tyre familjare,
dikush edhe parate prej punes ne emigracion dhe kursyer permes nje sakrifice qe rallekush e ben si shqiptaret;
Dolen ne treg, synuan tregun rreth e rrotull por dhe me tej, tregun ne vendet e BE-se, pak ne skaj, ne lindjen tone, vendet e integruara tani afer, prej ish Lindjes qe ne shqiptaret e njohim si kerkush tjeter.
Sipermarres polake erdhen ketu, pane se si kultivohej patatja, analizuan token dhe produktin, shijuan, porositen, kontraktuan dhe iken;
Produkti i ndoqi pas.
Por,
te merkuren prej mesdite, pasi lejuan kalimin e tre kamioneve me patate dhe luleshtrydhe per ne destinacionin e kontraktuar ne Poloni, autoritetet doganore ne Hungari, ndaluan, nxorren nga radha ne dogane dhe vune nje vule te kuqe mbi deklaraten e eksportit,
ne fillim per dy kamione te tjere;
tre kamione te tjere nuk guxuan te kalojne kufirin e fundit ne Maqedoni, ne rrugetimin drejt Hungarise pas lajmit qe kompanite shqiptare ne Divjake morren per bllokimin.
Arsye te qarte zyrtare nuk ka dhe, ky eshte problem i madh.
Sipermarresit shqiptare te angazhuar ne prodhim, grumbullim dhe eksport, me sugjeruan te permbahesha deri te enjten, me arsyen se jane mesuar, te detyruar, te zgjidhin problemet neper kufijte e evropes duke paguar autoritetet doganore qe ne na sugjerohen si model.
Por edhe permes kesaj rruge nuk kaluan dot kete here!
Une nuk di ne e kuptoni se cfare do te thote kjo per bujqit e mi ne Divjake, ne Lushnje gjithashtu.
Dua tua spjegoj;
Eshte deshtim per ta, punojne pa fund, familjarisht-perfshire dhe femijet, paguajne cdo qindarke qe kane dhe, te ardhurat nga kjo pune qe kane ketu jane te vetmet te ardhura per te jetuar.
Ne te tilla kushte,
kjo qe po ndodh eshte e papranueshme!
Ju duhet ti kuptoni;
jane perballe sfides se jetes se tyre, kane ndertuar nje jete ketu permes punes e nderit; pooooo jane nen agresionin e tundimit te eger te kultivimit te te tjere produkteve qe ju japin shume me teper para, me here, por qe jane te paligjshme.
Kane zgjedhur te mos e bejne,
duke besuar se eksporti i produkteve te tyre te prodhuara ndershem ne token e tyre, ju siguron para mjaftueshem per te jetuar, ndryshuar dhe rritur si ekonomi familjare apo sipermarrje ne bujqesi.
Do ju lutesha pa fund te hapni kufijte tuaj;
NUK PO JU SHESIM HASHASH, POR PATATE, QEPE, KARROTA, DOMATE, SPECA, TRANGUJ, PJEPER, SHALQI, BROKOLI, KARCOF, LULESHTRYDHE, MJEDRA ETJ.
As u helmojme e as ju vrasim!!
Perkundrazi,
ju shesim produktet tona me te mira, te prodhuara ne kushte teresisht korrekte ne ne Divjake e pjesen me te madhe te Lushnjes.
Do ju ftoja te vinit e ti provonit “te gjalla” apo edhe te gatuara;
Jane te shendetshme. Plot bashkeqytetare tuajet, ne vendlindje apo ne vendet e BE-se kane vite qe i shijojne.
Ndaj mos na demtoni! Mos e coni dem besimin ne punen e ndershme ketu.
Nese keni kushte per ne, na ndihmoni ti plotesojme, na mesoni ti permbushim; ne jemi te gatshem te bejme gjithcka.
Por poshterimi ne kufijte tuaj eshte i papranueshem!!