Kush hyn rregullosht në Facebook, mund ta ketë hasur këtë femër, e cila ka shumë profile dhe po bën miq njerëz të panjohur nga e gjithë bota. Në rrjetin social ekzistojnë më shumë se 30 profile të Madhu Shah, e cila nuk besohet të jetë person i vërtetë, me fotografi të të njëjtës femër.
Një numër njerëzish kanë shfrytëzuar profilet e tyre për t’i paralajmëruar të tjerët për këtë përdorues të çuditshëm, duke e quajtur atë “mashtrues”.
Një përdorues i Facebook-ut, i quajtur Pawan Manghnani, ka thënë se ka pasur më shumë se 150 miq të përbashkët me Madhun gjatë katër vjetëve. Por, pasi ka biseduar me miqtë e tij, ka mësuar se asnjëri prej tyre nuk e njihte personalisht, e as nuk e dinte se kush ishte ajo në të vërtetë.
Adresa në fjalë mund të përdorë të dhënat tuaja, ndaj është më mirë që sapo ta shihni, ta raportoni dhe ta bëni bllok.
BW/d.i.