Google ka dalë me një zgjidhje për këmbësorët që goditen nga veturat – dhe të cilët shpesh vdesin, jo për shkak të goditjes, por për shkak të ‘fluturimit’ në rrugë dhe shpesh goditjes nga vetura tjetër.
Kompania ka krijuar një patentë të re të një mbulese mbrojtëse në kapakun përpara të veturës, parakolp dhe panele anësore të cilat do të vepronin si një ‘mizakapëse’, duke i ngjitur këmbësorët për veture.
Google shpjegon se kur një këmbësor goditet nga vetura, lëndimi shpesh vjen jo nga ndikimi i parë – por nga “ndikimi i dytë” kur ai godet rrugën ose një tjetër veturë, transmeton Gazeta Express.
Kjo ‘veshje ngjitëse’ që Google ka propozuar do të mbulohej nga një tjetër “mbulesë ngjitëse” që do të thyhej nga ndikimi i përplasjes, qoftë duke goditur një person apo kafshë.
Kjo do t’u ndihmonte këmbësorëve që të kapeshin për veture dhe të mos hidheshin në rrugë e të pësonin lëndime shumë më të mëdha./a.m.