Komisariati i Policisë Kavajë njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, ndaluan dy shtetas për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shkollore”.
Më datë 18.05.2016, u ndaluan shtetasit:
– Bardhyl Mastori, me detyrë Drejtor i Shkollës Mesme Jopublike ”Dituria”
Kavajë
– Vath Gjylsheni, me detyrë President i Shkollës Mesme Jopublike ”Dituria”
Kavajë
Ndalimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi u ekzekutuan urdhërat e ndalimit të lëshuara nga Prokuroria Pranë Gjykates së Shkallës së Parë Kavajë. Këta shtetas paisnin qytetarë të ndryshëm me diploma të lëshuara nga kjo shkollë e mesme jo publike.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shkollore” parashikuar nga Neni 187/2 i Kodit Penal. (javanews.al / r.a)