Për punën e UNMIK-ut në Kosovë, sipas propozim – buxhetit, sivjet do të ndahen rreth 3.5 milionë dollarë më pak e SHBA dhe Britania Madhe po përpiqen që të zvogëlohet numri i pjesëtarëve të këtij misioni.
Siç thonë burimet të cilat citon gazeta e Beogradit Veçernje Novosti, transmeton Koha.net, qëllimi që të ndërpriten 20 vende pune me përforcim të misionit në fushën e të drejtave të njeriut, përkrahje për komunitete si dhe për rolin e vet në veri të Kosovës.
Për punën e UNMIK-ut nga 1 korriku i këtij vitit më 30 qershor të vitit 2017, sipas propozim buxhetit, janë paraparë 36,5 milionë dollarë e sa para do të ketë në arkë dhe sa do të jetë numri i punëtorëve,do të vendoset në muajin e ardhshëm në OKB.
Kur vjet u vendos për financimin e UNMIK-ut, për misionin u lejuan 388 veta nga të cilët 372 civilë e 16 të uniformuar, tetë ushtarë e tetë policë. (b.an)