Në Beograd një parti serbe që dikur i përkiste kryeministrit të Serbisë Vojislav Koshtunica ka shfaqur mospajtime pse BE po e trajton Kosovën shtet.
Kryetarja e Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska stranka Srbije –ish- parti e Vojislav Koshtunicës) Sanda Rashkoviq Iviq ka vlerësuar se BE vazhdon ta trajtojë Kosovën shtet të pavarur dhe integrimin saj krejtësisht ndaras nga Serbia duke pasur një qëndrim krejtësisht tjetër, sepse për herë të parë me një dokument BE serbët i radhit në minoritete kombëtare, raporton gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, transmeton Koha.net.
Ajo ka theksuar se “DSS me vite ka bërë me dije se autoritete serbe po marrin pjesë në çintegrimin territorial të Serbisë të cilin e mendojnë dhe e realizojnë SHBA dhe BE”. (b.an)