Disiplina ka dënuar për sjellje të gabuar të tifozërisë klubin e Skënderbeut dhe të Partizanit. Klubi korçar është gjobitur me 50 mijë lekë të vjetra ndërsa të kuqve i duhet të zhdëmtojnë stolat në stadiumin e kampionëve në fuqi.
Ndërkohë Vllaznia është paralajmëruar se në rast të mos marrjen e masave për përmbushjen e përgjegjësive për zhvillimin normal të një aktiviteti, do të jetë subjekt i Disiplinës.
Vendimet
1.KF “Skenderbeu”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, denohet me 50.000 (pesedhjetemije) leke gjobe , bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
2.KF “Partizani”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, ngarkohet te zhdemtoje stolat ne stadiumin “Skenderbeu”, bazuar ne nenin 66/2 te KDS.
3.KF “Vllaznia”, paralajmerohet se ne rast perseritje te mos marrjen e masave ne permbushjen e pergjegjesive per zhvillimin normal te nje aktiviteti, do te jene subjekt i Komisionit te Disiplines.
4.Zyrtari i KF “Sopoti”, Altin Mallota, per protesta ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
5.Lojtari i KF “Apollonia”, Taulant Hyshenshaj, per protesta ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
6.Lojtari i KS “Valbona”, Kristian Meshaj, per goditje me grusht ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 12 (dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/2.d te KDS.
Kunder vendimit 1mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.Panorama sport/ a.k