Shqipëria ka një përfitim asimetrik nga gazsjellësi TAP krahasuar të paktën me Greqinë.
Duke e parë në këtë këndvështrim kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama por edhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damjan Gjiknuri, deklaruan se ka filluar një fazë rinegocimi në mënyrë që edhe Shqipëria të përfitojë në mënyrë simetrike nga ky projekt.
Drejtori i Politikave Hodrokarbure në Ministrinë e Energjisë, Dritan Spahiu në një intervistë për Televizionin SCAN tha se aktualisht negociatat janë në zhvillim dhe se po shihen disa aspekte, përcjell ATSH.
Një prej tyre sipas tij është edhe ajo e angazhimit të më shumë kompanive shqiptare në projekt. Në datën 17 Maj pritet që në Selanik të mbahet edhe ceremonia e radhës zyrtare që do të shënojë fillimin e ndërtimit të gazsjellësit me vendosjen e tubacioneve të para.
Në Shqipëri ndërkaq vijon puna për pjesën e mbetur të rrugëve të aksesit dhe punimet konkrete për gazsjellësin do të fillojnë në 6 mujorin e dytë të vitit. (b.an)