Një 64-vjeçar amerikan është bërë i pari në vendin e tij që i nënshtrohet një transplanti të suksesshëm të penisit.
Thomas Manning u diagnostikua me kancer në penis në vitin 2012.
Mjekët ndërmorën hapin drastik, duke ia hequr penisin për t’i shpëtuar jetën.
Por katër vjet më pas, Thomas i është nënshtruar operacionit për transplant penisi.
Operacioni zgjati 15 orë dhe mjekët i ngjitën një penis të ri, që i ishte marrë një trupi të vdekur.
Duke folur pas operacionit, Thomas tha: “Sot nis një kapitull të ri në jetën time, një kapitull të mbushur me shpresë për mua dhe për të gjithë ata që vuajnë nga dëmtimet në penis”.
Operacioni i parë për transplant penisi është kryer në vitin 2014 në Afrikën e Jugut.
Mjekët i ngjitën një 21-vjeçari një penis, pasi të parin e kishte humbur për shkak të synetllëkut të shkuar gabim.
Mapo/d.i.