Për shkak se ishte i dehur, një 44 vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia pasi ka shkaktuar një aksident rrugor, ku ka lënë 4 persona të plagosur.
Dritan Kola është arrestuar pasi në rrugën Laç0Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur një automjet tip BMV me targa AA 055 MT.
Për pasojë ka mbetu i plagosur drejtuesi i BMË-së, G.Z., 37 vjeç, banues në Fushë- Krujë, bashkëshortja e tij, shtetësia M.Z. 32 vjeçe dhe dy fëmijët, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë testit të alkoolit rezultoi se shtetasi Kola ishte në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe “Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt”. javanews/ a.k