Ai është kthyer në një prej projekteve më të kritikuara të qeverisë. Shëtitorja e Vlorës buzë detit duket një projekt i pafundëm. Nga Lungomare, sikurse e pagëzoi qeveria, opozita e ka quajtur Lungobalta, për problemet që ka krijuar në trafik dhe ndtoje.
Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli u shpreh para pak kohësh se qytetarët duhet të ndihen krenarë edhe nëse i kalojnë pushimet mes kantiereve të ndërtimit, që sipas tij po sjellin zhvillim. Nga fotot e bëra nga LSA dje në Vlorë, mund të shihni se në çfarë gjendje është aktualisht projekti. mapo/ a.k