Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën në Bangladesh pasi u goditën nga rrufeja gjatë dy ditëve të fundit.
Pjesa më e madhe ishin fermerë të cilët vdiqën teksa punonin tokën.
Bangladeshi është i njohur për prekjen nga rrufetë, por këtë vit, goditjet kanë qenë nga më të egrat të regjistruarat më parë.
Sipas ekspertëve, faktori kryesor është rritja e temperaturave.
Sipas BBC, ndër viktimat janë edhe dy studentë që jetonin në kryeqytet, Dhaka, të cilët u goditën nga rrufeja teksa po luanin në një ndeshje futbolli.
Të paktën 90 persona kanë humbur jetën që prej Marsit nga rrufetë në vend.
Sipas një zëdhënësi për mediat në Bangladesh, numri i vdekjeve prej këtij shkaku po kthehet në shqetësim.
Sipas tij, gjatë këtij muaji parashikohen stuhi të tjera./tvklan/ a.k