• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsenal shpallet nënkampione e Premier League, City siguron një vend në Champions

by Java News
15/05/2016 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arsenal është nënkampion i Anglisë. “Topçinjtë” e Wenger kanë arritur të fitojnë 4-0 në sfidën e fundit ndaj Aston Villas dhe të përfitojnë nga lëshimi i Tottenham për të rrëmbyer vendin e dytë në klasifikim.

Ndërkohë, një lajm i mirë vjen për Pep Guardiolan, trajnerin e ardhshëm të Manchester City, pasi skuadra e tij e ardhshme ka siguruar vendin e 4 që do të thotë se ka një vend për të në Champions sezonin e ardhshëm.

“Qytetarët” barazuan 1-1 në transfertën ndaj Swanseas, që ishte edhe ndeshja e fundit e Pellegrinit në stolin e kësaj skuadre. Tottenham u turpërua nga skuadra e Rafa Benitez, Newcastle, pasi u mposht 5-1, duke bërë që të humbin edhe vendin e dytë.

Kampionët e sezonit të kaluar dhe ata aktual, Chelsea e Leicester, u ndan në barazim 1-1 në “Stamford Bridge”,shkruan tch. “Blutë” e Londrës e mbyllin sezonin në vendin e dhjetë në klasifikim dhe presin Antonio Conten për t’i rikthyer sërish në mesin e skuadrave pretendente për titull sezonin e ardhshëm.

Southampton fiton 4-1 përballë Crystal Palace dhe do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm, kjo edhe falë humbjes së West Ham 2-1 ndaj Stoke City.

Në ndeshjet e tjera, Liverpool me mendje tek finalja e Europa League, e mbylli kampionatin në barazim, pasi sfida mes West Brom përfundoi 1-1. Watford dhe Sunderland gjithashtu ndan pikët në barazimin 2-2, ndërsa Everton fitoi 3-0 përballë Norwich.

Sezoni 2015-2016 i kampionatit anglez pritet të mbylelt me ndeshjen Manchester United-Bournemouth, e cila u shty për arsye sigurie. a.k

Next Post

Histori Cozman.... Tuna duke u puthur me një tjetër (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com