Shqipëria në Eurovision këtë vit ka pasur si sinonim fjalën kritikë. U kritikua kënga, paraqitja, veshja, e dështimi për kualifikim në finale.
Megjithatë, këngëtarja Arta Bajrami s’ka dashur të lëshohet në komente të tilla për kolegen e saj por një detaj që i ka vrarë syrin mbrëmjen e djeshme s’ka mundur t’i shpëtoj pa koment.
Bëhet fjalë për paraqitjen e prezantimit të pikëve nga Shqipëria, ku ndërtesa i ka asociuar Artës me një burg, falë ngjyrës së hirtë.
‘Si është e mundur që një shtet i cili pretendon të ndërtoj imazh të një vendi turistik prezantohet para një publiku prej më shumë se 200 milionësh me një prapavijë që i ngjan një burgu?! Mbi 200 000 000 spektator mbarë botës panë mbrëmë një Shkup të shëndritur dhe një Tiranë të…’ – ka shkruar këngëtarja të cilës pothuajse asnjëherë nuk i mungojnë tonet patriotike duke krahasuar gjithmonë shqiptarët me fqinjët.
Të paktën, veshja e prezantuesit të TVSH këtë vit ishte më në rregull, krahasuar me paraqitjet skandaloze në kombinimet e ngjyrave viteve të kaluara.
Por, Arta me të vërtetë ka të drejtë tek çështja e prapavisë. /Prive