• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas 80 vitesh, Ismail Kadare rikthehet për të parë shtëpinë e tij në Gjirokastër

by Java News
15/05/2016 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ismail Kadare u rikthye në Gjirokastër, në shtëpinë ku lindi 80 vite më parë. Tashmë e kthyer në shtëpi muze, Kadareja dhe bashkëshortja e tij Helena, pritën miqtë, akademikë, studiues dhe përkthyes të veprës së tij në botë. Ata shprehën mirënjohjen për autorin, duke vënë theksin në ndikimin që Gjirokastra pati në formimin e tij letrar.

Vetë shkrimtari i madh nuk e fshehu emocionin teksa kthehej në kohë 6 dekada më parë dhe vizitonte çdo cep të shtëpisë.

Nga kjo banesë dhe ky qytet i gurtë, ku autori kaloi 17 vitet e para të jetës në lagjen “Palorto”, erdhi edhe frymëzimi për të krijuar ato që më vonë do të bëheshin kryevepra botërore, si  “Kronikë në gur”, “Emblema e dikurshme’, “Ura me tri harqe” apo “Pallati i ëndrrave”.

Eric Faye, përkthyes i Kadaresë në gjuhën frënge, tha: “Përfitoj nga rasti të them se Gjirokastra ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin intelektual të Kadaresë. Mendoj se nëse shkrimtari do të kishte lindur në një qytet tjetër të Shqipërisë, vepra e tij do të ishte krejt ndryshe nga kjo që është. Ky qytet i ka dhënë shumë imagjinatës së shkrimtarit”.

Ndërsa Peter Morgan, profesor në Universitetin e Sidneit (Australi), u shpreh: “Librin “Pallati i ëndrrave” të Ismail Kadaresë nisa t’ua mësoja studentëve në vitet ’90 për t’i prezantuar me kulturën shqiptare dhe atë ballkanase. Ajo që kuptova menjëherë ishte se tekstet e tij janë të mrekullueshme. Ato u flasin direkt studentëve edhe në anën tjetër të botës. Në kohën kur letërsia po luan rol të rëndësishëm, është thelbësore që Kadareja të vijojë të përkthehet e të shpërndahet në botë.”

Shtëpia “Kadare” u hap në 28 janar, në 80-vjetorin e lindjes së autorit dhe do të jetë një nga objektet më të vizitueshme gjatë sezonit turistik.tch/ a.k

Next Post

Pse e kemi të gjithë këtë pjesë të "zhytyr" poshtë hundës sonë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com