Kosova po përmbush detyrimet që ka marrë për themelimin dhe finalizimin e Gjykatës Speciale.
Ndersa Bashkimi Europian si financues i këtij procesi, zyrtarisht ende nuk ka filluar me përzgjedhjen e gjykatësve, e as që ka caktuar buxhetin.Ministria e Drejtësisë ka hartuar draftet fillestare të tri Udhëzimeve Administrative, si detyrim për zbatimin e ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.
Draftet e këtyre udhëzimeve do të kalojnë fazën e konsultimeve paraprake, referon Koha. (b.an)