Drejtoria e Shpërblimeve në Ministrinë e Financave ka publikuar listën me ish-të përndjekurit e kategorisë parësore, të cilët do të marrin këstin e radhës. Në total janë 280 emra që duhet të plotësojnë të gjithë dokumentacionin e plotë, për të tërhequr paratë. Ashtu siç është shprehur edhe më herët kjo drejtori, personat që do të gjejnë emrin në listë, duhet të dorëzojnë certifikatën e lindjes dhe numrin e llogarisë bankare të aktivizuar në 6 muajt e fundit. Kjo kategori parësore, menjëherë pas plotësimit të dokumenteve do të marrë në bankën ku ka llogarinë shumën e akorduar. Brenda këtij viti, me anë të fondit 2 miliardë lekë, Ministria e Financës pritet të shlyejë këstin e pestë të plotë, për të gjithë ish-të dënuarit që janë gjallë, e më pas të fillojë pagesat për këstin e gjashtë. Financat kanë premtuar shlyerjen totale brenda vitit të ardhshëm.
Dokumentet
Çdo ish-i dënuar apo trashëgimtar ligjor, që e gjen emrin në listë, duhet të postojë dokumentacionin e kërkuar në një nga pikat e Postës Shqiptare, të çdo rrethi, në adresën: “Ministria e Financave, Drejtoria e Pagesave dhe dëmshpërblimeve”. Për ish- të dënuarit që jetojnë, dokumentet e nevojshme për të përfituar dëmshpërblim janë dokumenti i identifikimit dhe një numër llogarie aktive në një bankë të nivelit të dytë.
ma.me