Sot është Dita Ndërkombëtare e Familjes. Me këtë rast u zhvillua ceremonia ku u prezantua strategjia për mbrojtjen sociale. Moderatorja e aktivitetit Neda Karafili pati një “debat të vogël” me kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, të cilit i kujtoi se djali i saj ende nuk e kishte marrë bonusin e bebeve.
Por kryebashkiaku u shfajësua duke thënë se fëmija ishte lindur në kohën kur Bashkia drejtohej nga Basha.
Veliaj- Nedës: Më vjen mirë që takohemi, herën e fundit që u pamë ishte kur të martova me burrin tënd.
Neda: Më vjen mirë që më keni celebruar, por bebja ime akoma nuk i ka marrë lekët e Bashkisë.
Veliaj: Kur erdhe në celebrim erdhe me beben e lindur, që do të thotë ishe me buxhetin e dikujt tjetër./a.m.