Profesor, Përparim Kabo, në një postim të tijin kërkon dorëhqejen e ministrit të Transportve, Edmond Haxhinasto, lidhur me aksidentin ku humbën jetën dy fëmi. “Para dy apo tre ditësh ndoqa në intervistë ministrin Edmond Haxhinasto, një gjuhë druri, pa emocion,një gojë që nuk hapej më shumë se në kufijtë e një cinizmi të ftohtë. Sot del që shefi i tij i kabinetit qënkërka i përfshirë në aferën që krijoi ato rrethana që vranë dy fëmijë”, është motivi pse Kabo i kërkon Haxhinastos të japë dorëheqje.
Postimi i plotë:
Dy ëngjëj të parakohshëm…
Ata nuk jetojnë më,
ishin dy fëmijë që humbën jetën në një aksident rrugor…
nuk ecën jashtë vijave të bardha,
nuk shkelën ndonjë rregull,
ishin në makinë duke shkuar në burg.
Po po, po shkonin të takonin të atin në burg që e kishte këputur malli për fëmijët,
të cilët i dilnin në ëndërr, dhe gjumi i kishte ikur.
Ai donte t’u mbanet erë, ti puthte,
t’u thoshte se do ishte për ta një baba i mire, i devotshëm.
Ata fëmijë atë të Diel nuk ishin në parkun e lojërave se nuk mund të ishin atje,
nuk ishin në “zoo park” se nuk mund të jenë ende atje fëmijët shqiptar,
nuk ishin në ekskursion sepse fati iu kishte thënë,
sot duhet të shkoni në burg në takim me atin tuaj të dënuar për “krimin e rëndë”
sepse ka dashur të ndërtonte një çati, një strehë më shumë,
më të ngrohtë, me krahët e tij, me mundin dhe djersën e tij.
Kishte tre fëmijë dhe donte ti rriste sa më mirë…
një çast dhe gjithçka ikën në atë botë atje ku shkojnë ëngjëjt,
ëngjëj të parakohshëm…
Më pas fjalë, hetime, intervista, arrestime, thjesht JUSTIFIKIME…
Para dy apo tre ditësh ndoqa në intervistë ministrin Edmond Haxhinasto..
një gjuhë druri, pa emocion,
një gojë që nuk hapej më shumë se në kufijtë e një cinizmi të ftohtë.
Sot del që shefi i tij i kabinetit qënkërka i përfshirë në aferën që krijoi ato rrethana që vranë dy fëmijë.
Zoti Ministër, Ju kërkoj publikisht,
për moralin tuaj njerëzor nëse ai ekziston,
jep dorëheqjen,
bëj një xhest jo më shumë se ish ministri Sokol Nako,..
ju mund të mos keni përgjegjësi të drejtpërdrejt,
por sytë e e atyre dy fëmijëve tek fikeshin akuzojnë…
kush na mori jetën pasurinë e vetme që kishim edhe pse pa çati…
ma.me