Anisa A. quhet vajza 20 vjeçare e cila regjistroi kreun e Bashkisë së Peshkopisë. Ajo ka publikuar në rrjetin e saj social mandje edhe faktin se është punësuar në bashki. Më parë, 20 vjeçarja nga Bulqiza ka qenë e punësuar në qendrën e Kulturës në Peshkopi.
Anisa A., ka shkruar në Facebook gjatë muajit shkurt për nisjen e punës pranë Bashkisë së Peshkopisë, kurse mbi foton e profilit ka shkruar: “Ki qef me kon su un, po tmungon aftësia. tjetër sen o qefi, e tjetër eshte mundësia”.
20-vjeçarja që filmoi kreun e bashkisë është shoqëruar sot në Polici ku ka deklaruar se nuk ishte detyruar nga Xhelili për të kryer marrëdhënie seksuale.
“Nuk ka pasur asnjë shtrëngim për seks. Jam ofruar vetë pranë televizionit për të bërë filmimin e fshehtë. Videon vendosa ta bëj publike për qejf”, ka deklaruar ajo. a.k