• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy fëmijët që humbën në Kavajë, Reforma, Escobari dhe Rama

by Majlinda Bregu
13/05/2016 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Majlinda Bregu/

Në botën e përditshme të njerëzve që çohen e ngrysen me hallet e përditshme këtë javë ka patur një ngjarje që mund të quhet kiamet.

Humbja e jetës së dy fëmijëve të mitur që udhëtonin me të ëmën për të vizituar babain në burg.

Në botën e përditshme të politikës ka një temë kryesore: Reforma në Drejtësi, vizitat e ambasadorëve në mbledhjet tona, “i tha më tha”, “në fund u shpreh” e këto që i dimë.

Në trendin e përditshëm të historive me krim drogë e korrupsion, një Pablo Eskobar, drejtor rrugësh të cilit prej dje nuk di a po i njihet si rrethanë lehtësuese se është mik i Ilir Metës, apo do të vazhdojmë ta quajmë rrethanë rënduese se është drejtor në qeverinë e Ramës.

Dhe ja ku jemi ne këtu në botën e të enjtes sonë, me të njëjtën dinamikë të pandryshueshme të debatit të gjatë, të cilin ata të botës së parë më lart, e shohin përmes televizorit, ata të së dytës e përkthejnë, ata të botes së krimit e shohin për gallatë.

Çfarë i lidh të treja ngjarjet , apo të treja botët?

Politika e keqe. Papërgjegjshmëria. Korrupsioni. Moszbatimi i vendimit të gjykatave. Drejtësia pazar.

Një nënë varros dy fëmijët që donin të shihnin të atin në burgi cili si thonë mediat po ndërtonte pa leje çatinë e shtëpisë së tij. Ai ishte në burg, sepse ai është i pafuqishëm.

Meqë në burg nuk shkon ai që ndërton hotele, pallate pa leje se është i fuqishëm, për të thënë se ligji zbatohet, vendin e të fuqishmit e zë i pafuqishmi.

Sepse nje palo gjyqtar vendos të lërë në burg atë që ka hall se i pikon çatia, një palo tjetër sharron me vendim gjyqi trafikndarësin e rrugës dhe një i munguar ende nuk dimë a do të çojë atje ku ishte babai i atyre fëmijëve, atë vendimmarrësin që mbyll syrin për këtë hata.

Kjo është qasja e mposhtjes së të dobëtit që po përhapet si virus me këtë qeveri. I pafuqishmi është i mallkuar. Ai dënohet, ai paguan, ai s’llogaritet. I pafuqishmi harrohet, i fuqishmi mbretëron.

A e kuptojmë dot ne dhimbjen e të pafuqishmëve? Jo! Sepse ata janë botë tjetër.

Bota e dytë, e përditshmja e politikës, ka ngarkesën e reformës në drejtësi.

Sa herë që dëgjoj betime e përbetime për reformën në drejtësi, më vjen një shije në fyt sikur dikur shija e tetraciklinave të verdha që na i jepnin me zor që të shëroheshim.

Sa herë që dëgjoj argumenta e detaje se sa e begatë do jetë jeta pas reformes në drejtesi, sërish ajo shija e tetraciklinës aty më rri.

Por sa herë mendoj çfarë do të ndodhë sikur ky vend ta humbë shansin për t’i dhënë drejtim drejtesise, më ngjan se bëhem më e verdhë se tetraciklina.

Çudi, mua nuk ma mban të jem kaq e qetë duke përfytyruar se ç ‘dreq ditësh kemi përpara kur më të dreqshme se këto që po shohim, s’di se mund të këtë.

Dhe unë nuk e shoh dot çeljen e negociatave me BE si një proces që nuk do të sjellë asgjë për shqiptarët ndaj le të ndodhë kur të ndodhë.

Ne nuk jemi vend me demokraci përmbajtësore për të mos thënë që e manipulojmë sa herë duam këtë demokracinë, sa të kemi luksin të na heqë edhe BE shikimin.

Une e shoh çeljen e negociatave për anëtarësim më shumë si garanci për të ndalur dorën e dhunimit të standarteve europiane, se sa si proces shpërblimi për përpjekjet tona të mekëta këto vite drejt BE-së.

Dhe njeri që të më bindë se çelja e negociatave me BE pret, nuk ka.

Nuk pret.

Nuk pret se duam apo s’duam çelja e negociatave me BE, është një garanci për të ndalur piraterinë dhe banditizmin gjerësisht në fuqi nga kjo mazhorancë.

Pirateria dhe banditizmi ishin për shoqëritë e pazhvilluara dje, siç është sot krimi i organizuar për shoqëritë moderne sot.

Problemi është se ne nuk jemi as shoqëri e pazhvilluar si dikur ky term kish kuptim, as moderne siç ky term ka kuptim për shoqëritë që e meritojnë.

Ne jemi thjesht një lëmsh dëshpërues, ku krimi fle, gdhihet, ngryset si pushtet më vete. I pari.

Dhe s’ka emër tjetër veçse krim i organizuar i një politike të inkriminuar në një shoqeri të frikësuar.

Si dhe vandalët, gotët, normanët as këta të fortët tanë nuk kanë nevojë për ideologji. Këta kërcënojnë, dhunojnë, vënë gjoba, vrasin. Ju mjafton kodi i marrëdhënies politike.

Na duhet reforma në drejtësi edhe për të na qartësuar të gjithëve ku është fundi i sjelljes tonë si të paaftë për t’i dhënë drejtim vetë, me vullnet e institucionet tonat, kësaj situate që i bën shqiptarët të vuajnë përditë padrejtësi.

Na duhet, që të jemi të qartë jo vetëm sa gjyqtarë e prokurorë të korruptuar ka ky vend, por kush janë pazmorët e tyre dhe garantet politike të kriminelëve Eskobar a Al Kapone.

Na duhet, që të na japë mundësinë secilit, që të vazhdojmë të besojmë se ky vend nuk ka marrë rrokopujën përfundimisht dhe ne te ënjteve në Parlament të mos bëjmë vetëm inventarin e kriminelëve të rrugës a atyre me pushtet.

Nëse qeverisë nuk i terret hovi që të jetë ombrellë e t’i gllabërojë edhe pushtetet e tjera, ne, në opozitë, na duhet reforma edhe për të luftuar për pavarësinë e pushteteve të tjera dhe mbi të gjitha për t’i dalë Zot “botës së parë” të njerëzve të thjeshtë, të cilët nuk kanë sy të qajnë hallin e politikës se ua kanë zënë lotët e dramave të tyre.

Next Post

Dorëshkrimi i shekullit të 15 që tregon për fundin e botës/ Ja "Harta e Ferrit" (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com