Një qarkore e datës 6 maj të vitit 1939, rekomandonte me urgjencë mjekëve në të gjithë Shqipërinë të zbatojnë me rigorozitet mjekimine prostitutave që qarkullonin në atë kohë në qytetet e Shqipërisë. Duket se ishte kthyer në problem të madh, përhapja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, si sifilizi, kryesisht në radhët e ushtarëve. Në këto kushte ishte bërë e domosdoshme një qarkore e Ministrisë së Brendshme, e cila adresonte mjekimin dhe kontrollin rigoroz të punonjëseve të seksit.
Në atë kohë në Shqipëri lejohej prostitucioni, kurse shteti përpiqej ta kontrollonte përmes ligjit e qarkoreve si kjo që publikohet më poshtë. Qarkorja ka katër pika si urdhër për mjekët e të gjithë vendit. Ka detaje interesante që tek urdhri për kontroll rigoroz të prostitutave në pjesët intime deri tek masat ndëshkuese që parashikoheshin për ata që nuk zbatonin qarkoren. Më tej tregohen disa pika të qarkores bashkë me kopjen e dokumentit origjinal të marrë nga Arkiva e Ahtetit.
Urdhër Qarkuer nr 71
Prefektuareve
Lënda: Mbi vizitimin dhe mjekimin e prostitutave
Për ta pasë si bazë veprimi mbi bashkëpunimin mes organeve të mvarun me ato të shëndetësisë, këtu poshtë përshkruajmë tekstulisht qarkoren e Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë nr. 988, datë 6 maj 1939, drejtue gjithë mjekëve qeveritarë, bashkiakë dhe spitaleve të shtetit.
Meqenëse në shumë qytete ka qënë neglizhue vizita e rregullshme dhe mjekimi i prostitutave dhe në një kohë kur në çdo qëndër veret një lëvizje e madhe si ushtarë ..etj. Ju rekomandojmë nxehtësisht të veprni si më poshtë:
Të gjitha prostitutat të përbledhuna në shpitë publike ose jashtë tyne, që dihet se ushtrojnë këtë profesion qoftë edhe tinzisht, të detyrohen me iu nënshtrue dy herë në javë vizitës mjeksore. Ato që konstatohen të sëmura duhet menjëherë të dërgohen në spitalin më të afërt. Për çdo bindje ose neglizhencë eventuale, menjëherë do të lajmëroni policinë e vendit për të kërkuar detyrimin e tyne për t’iu nënshtruar mjekimit.
Mjekët e bashkive ose qeverive të cilve u është ngarkuar përgjegjësia e vizitës së rregullshme dhe e mjekimit të prostitutave, në bazë të rregullores së posaçme, do të bashkëpunojmë me mjeket specialistë të ushtrisë, kur takon të ndodhin të tillë nëpër qytete.
ma.ma
Për më shumë detaje shihni dokumentin origjinal ku evidentohen porositë e Ministrisë së Brendshme për mjekimin e prostitutave.