• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histori Shqipërie/ Kur shteti kujdesej edhe për shëndetin e prostitutave

by Aalison Pearse Stevens
13/05/2016 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një qarkore e datës 6 maj të vitit 1939, rekomandonte me urgjencë mjekëve në të gjithë Shqipërinë të zbatojnë me rigorozitet mjekimine prostitutave që qarkullonin në atë kohë në qytetet e Shqipërisë. Duket se ishte kthyer në problem të madh, përhapja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, si sifilizi, kryesisht në radhët e ushtarëve. Në këto kushte ishte bërë e domosdoshme një qarkore e Ministrisë së Brendshme, e cila adresonte mjekimin dhe kontrollin rigoroz të punonjëseve të seksit.

Në atë kohë në Shqipëri lejohej prostitucioni, kurse shteti përpiqej ta kontrollonte përmes ligjit e qarkoreve si kjo që publikohet më poshtë. Qarkorja ka katër pika si urdhër për mjekët e të gjithë vendit. Ka detaje interesante që tek urdhri për kontroll rigoroz të prostitutave në pjesët intime deri tek masat ndëshkuese që parashikoheshin për ata që nuk zbatonin qarkoren. Më tej tregohen disa pika të qarkores bashkë me kopjen e dokumentit origjinal të marrë nga Arkiva e Ahtetit.

Urdhër Qarkuer nr 71

Prefektuareve

Lënda: Mbi vizitimin dhe mjekimin e prostitutave

Për ta pasë si bazë veprimi mbi bashkëpunimin mes organeve të mvarun me ato të shëndetësisë, këtu poshtë përshkruajmë tekstulisht qarkoren e Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë nr. 988, datë 6 maj 1939, drejtue gjithë mjekëve qeveritarë, bashkiakë dhe spitaleve të shtetit.

Meqenëse në shumë qytete ka qënë neglizhue vizita e rregullshme dhe mjekimi i prostitutave dhe në një kohë kur në çdo qëndër veret një lëvizje e madhe si ushtarë ..etj. Ju rekomandojmë nxehtësisht të veprni si më poshtë:

Të gjitha prostitutat të përbledhuna në shpitë publike ose jashtë tyne,  që dihet se ushtrojnë këtë profesion qoftë edhe tinzisht, të detyrohen me iu nënshtrue dy herë në javë vizitës mjeksore. Ato që konstatohen të sëmura duhet menjëherë të dërgohen në spitalin më të afërt. Për çdo bindje ose neglizhencë eventuale, menjëherë do të lajmëroni policinë e vendit për të kërkuar detyrimin e tyne për t’iu nënshtruar mjekimit.

Mjekët e bashkive ose qeverive të cilve u është ngarkuar përgjegjësia e vizitës së rregullshme dhe e mjekimit të prostitutave, në bazë të rregullores së posaçme, do të bashkëpunojmë me mjeket specialistë të ushtrisë, kur takon të ndodhin të tillë nëpër qytete.

ma.ma

Për më shumë detaje shihni dokumentin origjinal ku evidentohen porositë e Ministrisë së Brendshme për mjekimin e prostitutave.

 

qarkore2

Ndajeni me të tjerët:

Next Post

Shkëputi lidhjet e dyfishta, plagoset rëndë elektricisti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com