Kampioni i Premierligës, Leicester City, raportohet se është gati për të garuar me Barcelonën për shërbimet e 18’vjeçarit francez Ousmane Dembele.
Sipas “ESPN”, sulmuesi i Rennes ka zgjuar interesimin e Barcelonës, Bayern Munichut e Borussia Dortmundit, pas një sezoni të shkëlqyer me klubin francez.
Claudio Ranieri raportohet se është i gatshëm që të investojë në transferime pasi synon që të ketë sukses edhe në Ligën e Kampionëve. Ai thuhet se ka ofruar 30 milionë euro.
Dembele ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar pesë herë në 25 paraqitje për Rennes sivjet. Për ta transferuar Dembelen, Leicesteri duhet të mposhtë konkurrencën e Barcelonës, të cilët dëshirojnë shërbimet e talentit francez.
Megjithatë, Dembele dëshiron më shumë minuta në këmbët e tij, këtë mund ta bëjë më shumë te Leicesteri./a.m.