Vetëm pak kohë pasi përmbaruesit privatë ekzekutuan vendimin e gjykatës, deputeti i Shkodrës, Tom Doshi ka hyrë në brendësi të bar “Rovena” në ishBllok.
Doshi u fotografua në lokalin, që sipas vendimit te Gjykatës së Apelit, kjo pronë tashmë i takon atij dhe Ndriçim Babasit, shitur nga daja i këngëtares Rovena Dilo, shkruan Panorama.
Rovena e ka kundështuar ashpër vendimin, pas letrave publike, edhe sot teksa përmbarimi hyri për zbatimin e vendimit të Apelit. (javanews.al / a.r)