Zbulohet deputeti “operator”, i cili regjistroi dhe publikoi videon nga momenti i miratimit në parim të Reformës në Drejtësi. Duke pasur parasysh mënyrën e vendosjes së deputetëve në komisionin e reformës, ku në krah të majtë të kryetarit të këtij komisioni, Fatmir Xhafa, qëndron deputeti socialist, Pandeli Majko, është ky i fundit i cili ka regjistruar nëpërmjet celularit momentin e miratimit të parim të Reformës në Drejtësi.
Nga video e regjistruar del në pah fakti se në momentin që kreu i komsionit Xhafa hedh në votim draftin, shihen duart e deputetëve të pozitës dhe opozitës që e miratojnë atë.
(javanews.al) ma.me