• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ Viktima e Durrësit Shpëtim Shala kishte një borxh prej 10 mijë eurosh

by Java News
09/05/2016 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja zbardh policia një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Shpëtim Shala në Durrës. Shqiptarja.com mëson se uniformat blu po përqendrohen edhe në një pistë tjetër hetimore, përvec trafikut të narkotikëve. Sipas policisë Shala ishte i njohur si person me precedent të mëparshëm penal.

Të njëjtat burime mësojnë gjithashtu se 5 ditë më parë Shpëtimi ishte konfliktuar me një person të cilit i kishte patur 10 mijë euro borxh. Konflikti ka degraduar në sharje ofendime çka e bën policinë që të ketë dyshime të forta lidhur me autorin e ekzekutimit

Blutë e Durrësit kanë kërkuar pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në drejtorinë e Durrësit ku po merret në pyetje.

Gjithashtu Shpëtim Shala sipas burimeve policore luante bixhoz, dhe nuk përjashtohet ekzekutimi i tij për borxhe. Kohët e fundit mësohet se ai nuk kishte ndonjë aktivitet tregtar por në mënyrë të vazhdueshme, Shala merrte objekte me qira, si bilardo, lokale, por edhe plazhe private. Policia ka shoqëruar gjatë pasdites së djeshme dhe gjatë natës 26 persona, të cilët pasi janë marrë në pyetje e janë lënë të lirë.

Shala babai i tre vajzave u ekzekutua me 6 plumba në kokë mbrëmjen e së djelës dhe u gjend pa jetë në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar të plazhit të Durrësit, ku fare pranë ndodhet edhe shtëpia e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Sipas Policisë, krimi është kryer me anë të një arme “scorpions” me silenciator, ndërsa autorët mendohet të kenë qenë vrasës profesionistë.

Njoftimi i policisë
Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi:

Më datë 08.05.2016,  në lagjen Nr.13, Durrës, është vrarë me armë zjarri, brenda automjetit të tij, tip Volsvagen, me targa  AA 086 HJ, shtetasi:

• Sh.Sh. 39 vjeç, banues në Durrës.

Nga kqyerja e vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

•  15 copë gëzhoja të kalibrit të vogël pistolete automatike .

Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në polici 26 persona.

Viktima ka qenë person me preçedentë penalë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me paramendim”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 78 dhe 278/2 të  Kodit Penal. javanews/ a.k

Next Post

Prostituta që i mori mendjen Rooney-t dhe për pak e ndau nga gruaja (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

August 25, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

August 25, 2026
Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

August 25, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

31 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat problematike

August 25, 2026
Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

August 25, 2026
Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

August 25, 2026
Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

August 25, 2026
Aksident i rëndë në Divjakë, 62-vjeçari në rrezik për jetën

Identifikohet një nga 2 personat që humbën jetën në aksidentin e Golemit

August 25, 2026
Greqia zhvendos raketat Patriot në Kretë pas kërcënimeve iraniane

Greqia zhvendos raketat Patriot në Kretë pas kërcënimeve iraniane

August 25, 2026
Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com