Derbi i javës së parafundit në La Liga u zhvillua ndërmjet Real Madridit dhe Valencias. Los Blancos filluan më mirë takimin duke shënuar dy gola në pjesën e parë përmes Ronaldos dhe Benzemas, raporton Koha.net.
Rodrigo ngushton epërsinë në minutën e 55, por vetëm pas katër minutave Ronaldo shton epërsinë e Realit në 3 me 1.
‘Lakuriqët’ arritën të shënojnë përsëri në minutën e 81 përmes Gomesit. Në minutën e 85 Valencia mbetet me nje lojtar më pak në fushë kur Rodrigo ndëshkohet me karton të kuq.
Me këtë fitore Real Madridi mbetet zë vendin e dytë me 87 pikë, një më pak se Barcelona, kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje deri në përfundim të La Ligas. (B.an)