Janë publikuar imazhe që hapin edhe një dritare për të parë më shumë rreth sistemit publik të metrosë që kalon nëpër kryeqytetin e Koresë së Veriut.
“Fotografitë janë bërë nga një turne të organizuar nga udhëheqësit e metrosë në Pyongyangin qendror, që zakonisht është i ndaluar për të huajt”, shkruan Daily Mail, e cila ka publikuar këto foto.
Reporterët e huaj, të cilët jane lejuar të marrin pjesë në Kongresin e parë pas 36 vjetëve të Partisë Punëtore, ishin lejuar të vizitojnë metrotë, transmeton Koha.net.
Qasja në sistemin e metrosë historikisht ka qenë e ndaluar për të huajt, por Pyongyang ka pranuar një numër të limituar të vizitorëve të mediave të huaja. (b.an)