Parashikuesit e motit thonë se Britania sivjet do ta ketë verën më të nxehtë në 40 vitet fundit.
I nxehti i cili pritet ta kaplojë Britaninë nga muaji i ardhshëm , thuhet se vjen nga Afrika, dhe se do zgjas për disa muaj rresht, transmeton koha.net.
Analisti i motit nga “WatherAction” ka thënë për portalin anglez “Daily Express” se “Britaninë e presin disa periudha shumë të nxehta gjatë këtyre muajve, ndërsa ky i nxehtë vjen nga Kontinenti Afrikan”.
Kjo verë pritet që të jetë më e nxehta në Britani, që nga vera e vitit 1976. (b.an)