Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, më datë 06.05.2016, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Arameras”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Vesel Sala 65 vjeç, banues në Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi: Gjatë kontrollit të ushtruar në serat e tij, në fshatin Aramera, Krujë, i’u gjetën dhe i’u asgjësuan me anë të djegies rreth 20 000 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, shtetasit: A. Sala 40 vjeç, banues në Arameras.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Kultivim të bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.
BW/d.i.