Dashi
Mos u ndieni inferiorë ndaj partnerit/es suaj në dashuri. Vini menjëherë në zbatim çdo lloj “arti” që ju karakterizon për të fituar luftën tuaj. Beqarët do jenë mjaft këmbëngulës dhe do bëjnë të pamundurën për ta bërë për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur.
Demi
Partneri/ja që ju qëndron pranë dhe ju do shumë mund të jetë lënduar nga një sjellje e juaj. Përpiquni të jeni të sinqertë dhe jo kontradiktorë. Beqarët nuk duhet t’i humbasin shpresat pasi mund të kenë të papritura. Financat nuk do jenë shumë mirë.
Binjakët
Sot do t’ju ndodhë të mendoni vazhdimisht për partnerin/en. Mundohuni t’ja dedikoni atij këtë fundjavë. Beqarët do kenë takime të njëpasnjëshme, por nuk do ja dalin dot të ndryshojnë statusin. Financat do jenë në nivele të mira.
Gaforrja
Sot partneri/ja do t’iu “hapë sytë” për disa gjëra që ju i mendonit se ishin ndryshe. Duhet të qëndroni me këmbë në tokë, jo të gjithë ju duan të mirën. Beqarët pas kaq kohësh mundimesh e kërkimesh do e gjejnë personin e ëndrrave. Financat nuk do jenë në gjendje të mirë.
Luani
Në mëngjes do të zgjoheni me humor të mirë. Por pasditja nuk do të jetë edhe aq ekzaltuese, sepse do të debatoni me partnerin/en. Beqarët nuk do e kenë aspak të nevojshme të joshin dhe ta kërkojnë dashurinë, pasi ajo do vijë papritur. Financat nuk do jenë të këqija.
Virgjëresha
“Fshihuni” në një vend të qetë sot me partnerin/en. Çdo lloj problemi në dashuri do të jetë i zgjidhshëm: mjafton ta shihni nga ana e drejtë. Beqarët do kenë vetëm flirtime dhe mundësi për aventura afatshkurtra. Me financat duhet të tregoheni të kujdesshëm.
Peshorja
Mos i hidhni tej rastet e mira që do t’ju paraqiten sot nga njeriu i zemrës. Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve. E vetmja gjë që duhet të vlerësoni është zgjuarsia. Beqarët do e pëlqejnë statusin që kanë dhe nuk do hedhin asnjë hap për ta ndryshuar. Financat do mbeten te qëndrueshme.
Akrepi
Do të jenë vendime të mira ato që do të merrni sot bashkë me partnerin/en përsa i përket marrëdhënies suaj në cift. Një dëshirë do t’ju realizohet shumë shpejt. Beqarët me shumë gjasa do e ndryshojnë statusin e tyre. Ne planin financiar duhet të bëni kujdes.
Shigjetari
Sot do të përballeni me disa prova në marrëdhënien tuaj në çift, të cilat duhet t’i kapërceni domosdoshmërish. Mos i lini rastet e arta t’ju ikin nga duart. Beqarët do kenë takime pafund dhe mundësi interesante për aventura. Me financat bëni kujdes me shpenzimet e ekzagjeruara.
Bricjapi
Sot, disa fjalë të partnerit/es do t’ju prekin shumë. Gjithsesi mos kini frikë për t’u përballur me partnerin tuaj për një argument që e mbani në zemër. Beqarët nuk do jenë në humor të mirë për takime. Edhe financat nuk do jenë aspak të mira.
Ujori
Qëndroni sa më larg rasteve që mund t’ju krijojnë grindje apo diskutime të kota me partnerin/en. Lërini jashtë zemrës suaj problemet familjare. Beqarët do dalin gjatë gjithë kohës me miqtë e tyre dhe nuk do kenë nerva për njohje te reja. Ne planin financiar tregohuni të kujdesshëm.
Peshqit
Në dashuri mund të bëni ndonjë çmenduri, për të cilën më pas do të pendoheni shumë. Mos jini impulsivë. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme. Te ardhurat nuk do jenë shumë të mira, por do mund t’ia dilni mbanë.
javanews/a.k