Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Agjencinë Kundër Korrupsionit kanë nisur një aksion për lirimin e objekteve të uzurpuara në rajonin e Ferizajit dhe të Prishtinës.
Në lidhje me këtë aksion, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë në një konferencë për mediat se vlera e aseteve të sekuestruara në Prishtinë e Ferizaj ka vlerën e 8 milionë eurove, raporton KTV.
“Vlera e sekuestrimit të aseteve që është bërë në Prishtinë dhe Ferizaj kap vlerën e 8 milionë eurove”, ka thënë Lumezi.
Në Ferizaj janë sekuestruar tri stacione benzine, një depo furnizimi dhe ka sekuestruar edhe 57 hektarë tokë. Kurse në Prishtinë janë sekuestruar disa lokale. (b.an)