• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bankat në krizë, ulen me 76 % fitimet në tremujorin e parë

by A R
06/05/2016 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fitimi i sistemit bankar ka shënuar një rënie të ndjeshme me 75% në tremujorin e parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, që raporton me standardet lokale, sistemi rezultoi më një fitim prej 1.4 miliardë lekësh për janar-mars 2016, nga 5.86 miliardë lekë në tre muajt e parë të 2015-s.

Rënia e të ardhurave nga interesat dhe veprimtaritë e tjera dhe rritja e ndjeshme e shpenzimeve për provigjione ishin arsyet kryesore që ndikuan në këtë tendencë. Të ardhurat nga interesat u ulën lehtë, ndërsa të ardhurat nga veprimtaritë e tjera ishin -61 milionë lekë, nga 1.1 miliardë lekë në tremujorin e parë 2015.

Ndërsa shpenzimet për provigjione u rritën në 2.86 miliardë lekë, ndërkohë që në janar- mars 2015 kishin qenë negative. Tremujori i parë shënoi dhe një rritje të kredive me probleme, pas uljes së tyre në fund të 2015-s (Lexo: BSH: Kreditë me probleme rriten me 1.2 pikë përqindje në tremujorin e parë, arrijnë sërish 19%), çka i detyroi bankat të kalojnë një pjesë të fondeve si shpenzime për të mbuluar kreditë e këqija në formën e provigjioneve.

Vitin e kaluar, fitimi i sistemit bankar sipas standardeve lokale shënoi një rritje të ndjeshme, kryesisht si rrjedhojë e diferencave në maturitetin e interesave të depozitave e kredive (interesat e depozitave u ulën më shpejt pasi ishin më afatshkurtër, në raport me të kredive). Por, tremujori i parë po e vë seriozisht sistemin përballë sfidës së normave të ulëta të interesit, çka pritet t’i bëjë bankat më të kujdesshme në sjelljen e tyre. (Lexo: Interesat e kredive më të lira se kurrë; fitimi nga depozitat afër zeros).

Pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë uli normën bazë në një nivel rekord të ri duke i çuar në 1.25%, në një sinjal se bankat duhet të reduktojnë më tej koston e parasë, në mënyrë që të nxitet kreditimi./Monitor/a.m.

Next Post

Verratti i lutet Ibrahimoviçit të qëndrojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com