Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e deputeti Erjon Braçe për 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Sipas saj, Braçe ka përdorur fjalor fyes ndaj Berishës dhe Spahos, i cili po drejtonte punimet e Kuvendit të enjten pasdite.
Kërkesa e Edi Palokës është bërë gjatë një pushimi të seancës që është dhënë nga Edmond Spaho. Sipas kreut të grupit demokrat, kjo është një shkelje e përsëritur e Erjon Braçes. (javanews.al / a.r)