Dosjet e zbuluara nga një investigim i gazetës italiane “Il Giornale” zbulojnë rrjetin online të pedofilisë. Më shumë se 4 gigabajt të dhëna dhe më shumë se 10 mijë e 400 foto.
Është një aplikacion i koduar ku mund të hysh vetëm si klient i regjistruar. Në të ka mijëra foto të të miturave që dalin zhveshur. Shpesh ka edhe femra që përfundojnë në këto faqe pa e ditur, pasi iu janë hakuar llogaritë në rrjet. Krijuesit e faqes janë anonimë dhe përdorin emra biblikë si: Jezusi, Pjetri dhe Pali.
Femrat në foto janë të moshës 13 der 15 vjeç dhe janë me emër dhe mbiemër, dhe vitin e lindjes. “Il Giornale” ka publikuar investigimin dhe ka kërkuar nga autoritetet të nisin hetimet.