Përfundimi i derbit midis Tiranës e Partizanit ka sjellë dhunë në fushë e mjediset e stadiumit.
Për rrjedhojë, policia ka shoqëruar dhjetë persona.
Nëntë prej tyre janë tifozë, ndërsa i dhjeti është ish-mesfushori bardheblu, Devi Muka, aktualisht drejtor teknik i Tiranës.
Nga klubi i Partizanit ka pasur pretendime se disa përfaqësues të tij janë goditur nga Muka dhe disa tifozë.
Panorama/D.I.