Artisti suedez Karl Fredrik Reutersëard, krijuesi i skulpturës gjigande të revolverit, tyta e të cilës është e lidhur në një nyjë, e cila është simbol i paqes dhe është e vendosur para ndërtesës së OKB-së në Nju Jork, ka vdekur në moshën 82-vjeçare, u njoftua të mërkurën në Suedi.
Artisti vdiq të martën, tha agjencia e lajmeve AFP, cituar nga BETA, kurse lajmi është bërë i njohur nga një përfaqësues i qytetit të Landskrona në Suedinë Jugore ku ai po jetonte. Muzeu në Landskrona ka të ekspozuar një ekspozitë të përhershme të punës së tij.
Reitersverd e bëri skulpturën në formën e revolverit Magnum 357 me tytën e lidhur në një nyjë, si një simbol të paqes. Ajo u bë pas vrasjes së shokut të tij John Lennon në Neë York, më 8 dhjetor 1980. Emri i skulpturës është “Jo-dhunës”.
Luksemburgu i cili mori versionin e parë të skulpturës, e ka dhuruar për Kombet e Bashkuara në vitin 1988. Versionet e kësaj skulpture janë të ekspozuara edhe në Stokholm, Los Angeles dhe Lozanë, ku artisti jetoi për një kohë të gjatë.
Ish-nxënësi Karl Fredrik Reitersverd, Fernand Léger, e ka ekspozuar si punë në mbarë botën, dhe me këtë rast ka publikuar edhe disa vëllime me poezi. (b.an)