Aplikuesit për Lotarinë Amerikane kanë mundësi të verifikojnë online nëse janë shpallur ose jo fitues në fazën e parë të aplikimit. Si fillim, për të kontrolluar përgjigjen tuaj, ju duhet të keni përballe fletën e printuar ku përmbahen të dhënat e aplikuesit, të cilat janë kodi i konfirmimit të regjistrimit tuaj 16 shifror (confirmation code), emri dhe mbiemri juaj, viti i lindjes.
Për të proceduar me kontrollin duhet të përdorni broëserin tuaj të internetit si psh. internet explorer, google chrome, mozilla firefox etj, duke shkruajtur në hapësirën e kërkimit adresën zyrtare të webfaqes elektronike E-DV të Departamentit të Shtetit e cila është: www.dvlottery.state.gov/ESC/ Pasi faqja të hapet, klikoni në butonin CONTINUE dhe më pas plotësoni hapësirat bosh me të dhënat tuaja përkatëse.
1- Kodi i konfirmimit te regjistrimit 16 shifror (confirmation code – 2017XXXCRHXXXMWN)
2- Mbiemri juaj
3- Viti i lindjes
4- Shkruani kodin e sigurise qe shikoni në figurë.
Së fundi kontrolloni edhe njëherë të dhënat tuaja që vendoset në fushat e tekstit që plotësuat dhe më pas klikoni në butonin SUBMIT për t’u njohur me fatin tuaj.
“Asnjë lloj garancie nuk mund t’ju jepet paraprakisht lidhur me lëshimin e vizës. Vetëm oficeri konsullor mund të marrë një vendim pasi të ketë shqyrtuar të gjithë aplikimin tuaj zyrtar dhe t’ju ketë intervistuar personalisht. Ju këshillojmë që të mos të mos shisni shtëpinë, makinën apo pronën, të mos lini punën dhe të mos blini biletën derisa të keni marrë në dorë pasaportën me vizë. Kjo zyrë do të bëjë çdo përpjekje që të përshpejtojë procesin. Gjithsesi, nëse do të jetë e nevojshme, aplikantëve mund tu kërkohet të kthehen në Seksionin Konsullor edhe një herë, apo të dërgojnë informacion apo dokumentacion shtesë me postë”, thuhet në një njoftim të Departamentit të Shtetit.
BW/d.i.