Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë shoqëruar të gjithë rajonin veri-lindor të vendit gjatë orëve të fundit, prurjet në liqenin e Fierzës janë rritur me ritme shumë të shpejta duke iu afruar kështu kuotës maksimale.
Si rrallë herë, si pasojë e prurjeve të mëdha, këmbët e Urës së Drinit të Zi janë mbuluar pothuajse tërëisht, ndërsa 50 centimetër e ndajnë nga kuota maksimale.
Ndërkohë, prurjet kanë kaluar më shumë se 600 metër kub në sekondë, ndërsa Fierza është në prodhim duke shkarkuar nga turbinat e hidrocentralit të saj thuajse të njëjtën sasi.
TCH/d.i.