Arkitekti italian Paolo Di Nardo pak ditë më parë në emisionin “Të paekspozuarit” që drejtohet nga Ylli Rakipi, u shpreh se “do të lidhem me zinxhirë që stadiumi në Tiranë të mos ndërtohet”.
Pas kësaj deklarate me ftesë të organizatorëve “Ne Shqipëria”, Paolo di Nardo, mbërriti në Shqipëri, aty ku po zhvillon një diskutim të hapur me gjithë palët e interesuara.
Prej kohësh ka plasur një debat në lidhje me ndërtimin e stadiumit të ri të futbollit “Arena Kombëtare”.
Opozita dhe një pjesë e mirë e shoqërisë civile janë kundër projektit të stadiumit të ri me kullën 25 kate./a.m.