Avionët luftarakë francezë kanë lëshuar në Irak tetë raketa kryqëzorësh me rreze të gjatë ndaj një objektivi të Isis, që ishte kataloguar si fabrikë eksplozivësh. Lajmin e ka bërë të ditur ministri francez i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian, duke shpjeguar se bombardimi i është kryer në Al-Qaïm, qytezë irakiane në kufi me Sirinë, “mbi një fabrikë fosfatesh”, të përdorura për prodhimin e bombave artizanale.
m.m