Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në arrest me burg dy të rinj të akuzuar për “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
Rogers Ademaj, 18 vjeç dhe Luan Lama, 19 vjeç, u arrestuan pak ditë më parë pasi për një periudhe 5-mujore dyshohen se i kanë marrë të dëmtuarit E. B., 17 vjeç me anë të dhunës dhe kanosjes një shumë prej 26.000 euro dhe po tentonin që t’i merrnin dhe një shumë tjetër prej 3.000 euro.
Djalit të cilit i është vënë gjobë nga dy të rinjtë e arrestuar dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim, është djali i një ish-deputeti të Partisë Demokratike.
Dy të rinjtë u arrestuan në kushtet e flagrancës në rrugën e “Barrikadave”, në afërsi me shkollën e mesme të përgjithshme “Sami Frashëri” pasi po shkonin për të marrë paratë që i kishin kërkuar 17-vjeçarit.
Panorama/d.i.