Emri i saj është Merita Haxhia, ndonëse të gjithë e njohim me emrin e artit Gugu. Këngëtarja arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve, pas deklaratave të saj shumë ekstravagante dhe trasgresive.
Teksa pranoi se ishte biseksuale, Gugu pohoi gjithashtu se ka pasur edhe të dashur një ministër, të cilit i ka djegur makinën kur lidhja nuk po shkonte ashtu siç duhej. Por, vëmendja dhe kureshtja e fansave e bëri këngëtaren e re shumë shpejt një nga personazhet më të komentuar dhe pse jo, edhe më të klikuar në internet.
Aktualisht Gugu sapo ka publikuar këngën e saj të radhës, që mban titullin “Sun m’nalin”. Edhe këtë herë, këngëtarja ka arritur të provokojë me performancën e saj tejet sensuale, madje më tepër nga sa mund ta imagjinonin. Në hyrje të klipit Gugu shfaqet tërësisht nudo, e në vazhdim shihet në skena shumë të nxehta me një femër tjetër. Vajza në klipin e Gugut është Kristiana SaxoBeat, një balerinë e komentuar kohëve të fundit për lidhjen e saj me Noizyn dhe fotot në shtrat me reperin.
Por cila është lidhja e Gugut me modelen dhe a ka pasur mes tyre një lidhje intime? Këngëtarja na i sqaron në këtë intervistë për “Bluetooth”, përgjatë së cilës rrëfen se politikani me të cilin do të bënte seks me gjithë dëshirë është kryeministri Edi Rama, por vetëm me disa kushte, të cilat Gugu na i rrëfen më poshtë… (express / a.r)
Sapo ke publikuar këngën më të re, të shoqëruar edhe me klip. Cilët janë bashkëpunëtorët dhe a je e kënaqur për suksesin e saj?
Kënga është e kompozuar nga producenti Ervin Gonxhi, bashkëproducenti Xhuljo Imeri, ndërsa teksti nga Vojsava Alia. Komente kam marrë, më shumë të mira.
Për çfarë të komplimentojnë më shumë?
Ndryshe nga këngëtaret e tjera, vjen shumë më hot. Më komplimentojnë të qenit seksi dhe guximin, sepse janë të rralla këngëtaret shqiptare që mund të bëjnë një skenë të tillë. Në fillim të videoklipit unë jam nudo fare.
Po kritikat për çfarë janë kryesisht?
Kritika ka çdo artist, por nuk është se më kanë dhënë shumë. Për shfaqjen nudo kam marrë kritika.
Pse ke dalë nudo? Beson se zhveshja do ndikonte më shumë në suksesin e këngës?
Më pëlqen, aty ndjehem vetvetja, kam guxim dhe e bëj me dëshirën time atë që dua. Nuk ndikon zhveshja, por mentaliteti i shqiptarëve.
Çfarë do të thuash me mentaliteti i shqiptarëve?
Fakti që nuk janë mësuar me gjëra të tilla dhe gjykimi.
Kush është vajza në video dhe si je njohur me të?
Quhet Kristiana Saxobeat, është balerinë profesioniste. Motra ime ka shumë miqësi me balerinën dhe i bëra ftesë. Më pas realizova klipin bashkë me vajzën.
Nga video dukeni shumë të afërta. Keni pasur marrëdhënie intime?
Vetëm një herë, jo më shumë (qesh).
Pse vetëm një herë?
Jemi shoqe tani.
Nuk bëhet i dashuri yt xheloz?
Jo, nuk bëhet xheloz sepse ai e di që dua më shumë femrat sesa meshkujt.
Do të thuash që ishit treshe?
Jo, i dashuri im është pak i turpshëm dhe nuk është aventurier. I pëlqej vetëm unë.
Është e vërtetë që Kristiana la Noizyn për ty?
Nuk e di se çfarë marrëdhënie ka pasur me Noizyn, por muajt e fundit nuk kam pasur ndonjë dyshim, sepse rrimë çdo ditë bashkë.
Do ta lije të dashurin tënd për Noizyn?
E vërteta është që pranë të dashurit tim me mban besnikëria dhe afrimiteti i tij, për arsye se unë dashuroj femrat. Noizy.