Laguna e Patokut shquhet kryesisht për numrin e madh të shpendëve dimërues dhe breshkave të detit që e vizitojnë.
Por pyjet rreth lagunës janë një habitat që ofron kushte ideale për folezimin e shpendëve.Aktivisti lokal i Shoqatës për Mbrojtjen e Shpendëve, Elis Hima, ka evidentuar një fole të bufit veshë-gjatë (Asio otus) me dy të vegjël të shëndetshëm.
Sipas BirdLife International ky lloj eshtë rezident në Shqipëri, por mungojnë studime dhe të dhena të plota për popullatën e tij. Foleja është ndërtuar në pjesën e sipërme të një pishe dhe ka dy zogj të vegjël, rreth 3 javësh.
Evidentimi i rasteve të folezimit është një lajm i mirë sepse tregon që zona ka ende kushte për rigjenerimin e faunës. Aktivistet lokalë të Patok “Bird Eye” po hartëzojnë zonat e folezimit dhe po kujdesen për ruajtjen e tyre. (b.an)