Policia njofton se nga Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Kolonjës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Arnol Isa, 21 vjeç, banues në fshatin Kabash,Kolonjë si edhe
Vitjon Qirici, 21 vjeç, banues në fshatin Gostivisht .
Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, më datë 03.04.2016, në Ersekë, kanë vjedhur dy biçikleta në pronësi të shtetasit S.B, 41 vjeç, pranë banesës të tij, ngjarje për për të cilën, ka bërë kallëzim penal ky i fundit.
Në vijim të veprimeve proceduriale, në lidhje me këtë rast, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë, në banesën e shtetasit Arnol Isa, i`u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
1 (një) automatik dhe 50 (pesëdhjetë) fishekë luftarakë, model 56, të kalibrit 7.62 mm
4 (katër) krehra.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Vjedhja, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 134/2 ; 278/2; 278/3 të Kodit Penal.