Yllit i Leicester Cityt, Rijad Mahrez është objektivi kryesor i Arsenalit për afatin kalimtar të verës, raporton tabloidi britanik, The Sun.
Mahrez shihet si zëvendësim për Theo Walcott, i cili pritet të largohet nga Emirates sezonin e ardhshëm.
Mahrez, i cili kushton 32 milion euro, këtë sezon ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 11 asistime në 34 ndeshje të zhvilluara deri më tani në Premierligë.
Objektiva të Arsenalit janë edhe N’Golo Kante (Leicester City) dhe Granit Xhaka (Borussia Monchengladbach).