Atletico Madrid shkon në pushimin e ndeshjes së parë gjysmëfinale në epërsi 1-0 kundër Bayern Munih.
Skuadra spanjolle e nisi në sulm takimin dhe shënoi në minutën e 11-të me Saul Niguez, pas një aksioni të shkëlqyer personal.
Bayern pati mundësi të barazonte pas një minute, ndërsa Griezmann rrezikoi me një kundërsulm për të shënuar golin e dytë.
Bavarezët e zhvendosën lojën në gjysmëfushën madrilene, por pa arritur të gjenin hapësira në mbrojtjen e ngjeshur.