Duke parë që madhësia e iPhone-vë po zmadhohet çdo ditë, të shkruash në tastierë është kthyer në sfidë. Mirëpo Microsoft mund të jetë shpëtimtari i pronarëve të Apple, me tastierën e re që ka prodhuar. Aplikacioni më i fundit i Microsoft është një zëvendësues tastiere i quajtur Word Flow. Tastiera falas, e vlefshme në anglisht, është projektuar për ta bërë më të lehtë shkrimin me një dorë.
Word Flow mund të përdoret si një tastierë tradicionale QWERTY. Në mënyrë alternative, ju mund të shkruani duke rrëshqitur nëpër shkronja për të lidhur bashkë fjalë dhe fjali më shpejtë, një tipar ky i zhvilluar fillimisht nga Swype.
Por tipari që shquhet për këtë tastierë është metoda e saj “hark”; sapo aktivizohet, tastiera përkulet në një hark ,e cila e bën më të lehtë të shkruash me një dorë, veçanërisht në një iPhone të madh.Si çdo tastierë e mirë telefoni, Word FLow gjithashtu parashikon fjalën tuaj të radhës për një shkrim më të shpejtë, si dhe të rregulloni sfondin e tastierës./intv.al/